E DIÉLA É MYRREPRURSÉVÉ



NE MBREMESORE

Thirrtoré

Thuhén shtate Vargezimét é Tingellit II, dhé pastaj ketô tri te Vétezêshmé, T. II:

Grate Myrrepruresé qe mé-nate muare aroma dhé zune varrin é Zotit; dhé, dyké gjétur atô qe nuke shprésonin, te çuditura po mendoheshin per çvendosjén é gurit dhé thoshin me njêrjatren: Kû jane shilat é varrit? Kû eshte kustodia é Pilatit dhé shigurirni i sakte? Dhé nje Engjell qe vétetinté u-bê lajmeronjes i Gravé qe nuke dinin, dyké u thêne: Perse kerkoni me vajtimé te gjallin, qe i dha jeté gjindjés se njéresvé? U-ngjall Krishti Pérendia jone préj se vdékuresh, si i têrefuqishme, dhé na fali te gjithevé paprishjé dhé jeté, ndriçim dhé perdellimin é math.

Perse trazoni myrrat me loté, ô Dishépullésha? Guri eshte rugullizur, varri eshte zbrazur; shihni prishjén qe u-shkél préj jetés, shilat qe deshmojne kjarisht, dhé ruajtesit é te pabindurvé qe fléne tmérrerisht. Njérezit shpetuan me trupin é Pérendise; Férri vajton; réntni me gas dhé u thoni Apostujvé: Krishti qe vrau vdékjén, i parelinduri i te vdékurvé, po ju prêt ne Galilé.

Myrrepruresét, dyké menguar qe mé-nate, zune varrin tênt me shpéjtim, dhé te kerkonin, ô Krisht, per te myrosur Trupin tênt te pacinuar; dhé, si degjuan fialet é Engjellit, u lajmeronin Apostujvé symbole gazmoré: Qe u-ngjall kryétari i shpetimit tone, dyké plaçkuar vdékjén dhé dyké i dhuruar botes jéten é améshuar dhé perdellimin é math.

Lavdi - T. T. II - Grate Myrrepruresé zune varrin tênt dhé, kur pane shilat é varrit dhé nuke gjétne trupin tênt te pacinuar, dyké vajtuar ardhe me nxitim, dyké thêne: Cili vodhi shprésen tone? Cili mori nje te vdékur te çvéshur, te smyrnosur, qe ish vétem per nênen ngushellim? Oh! qysh vdiq ay qe ngjalli te vdékur? Qysh u-varros ay qe plaçkoj Férrin? Pô ngjallu, ô Shpetimtar, me potéren é vête i triditeshme, sikunder thé, dhé shpetô shpirtét tona.

Tani - T. II - Shkoj hiéja é Ligjes...

PASVARGJÉ: Thuhét Pasvargu i pare i Tingellit II dhé pastaj «Pashke hiéroré» me Vargjét.

LAVDI - T. T. I: «Ty, qe vishésh me driten si robe...» (Shih ne Triod, pas Orevé te se Premtés se Madhé, ne funt te Mbrémesorés).

TANI: «Dit' é Ngjalljés...»

Perleshoré - T. II

Kur zbrité té vdékja...

Lavdi - Bujari Joséf, dyké zbritur préj drurit Trupin tênt te pacinuar, é peshtolli me pelhure te paqmé dhé me aroma dhé me vajtimé é vuri ne nje varr te ri; po u-ngjallé pas tri ditsh, ô Zot, dhé i falé botes perdellimin é math.

Tani - Gravé Myrrepruresé, dyké qendruar prane varrit, Engjelli u therristé: Myrrat u kane hié te vdékshimvé, po Krishti u-trégua i huaj per prishjén. Therrisni pra: U-ngjall Zoti dhé i fali botes perdellimin é math.

NE MENGJÊS

Ndjenjesoré - T. II

Dyke mos ndaluar te shilohét gur' i varrit, u falé te gjitheve shkêmbin é béses, passi u-ngjallé. O Zot, lavdi me ty.

Lavdi - Pa zbrazur gjirin é pacinuar me te lartat, dénjové varrim dhé ngjalljé per te gjithe. O Zot, lavdi me ty.

Tani - Te gjitha permi méjtim, te gjitha te permilavdishimé myshtéret é tua, ô Hyjlindesé; é shiluar me qashteri dhé é ruajtur me virgjeri, u-njohé Mêm' é vertéte, dyké lindur Pérendin' é vertéte. Atî iu-lut te shpetohén shpirtét tona.

Myrrepruresét, si ardhe qe mé-nate dhé si pane varrin te zbrazet, u thoshin Apostujvé: I potéreshmi rrezoj prishjén, dhé atà qe ishin ne Férr i rrembéu préj vargojvé; leçitni pra shéshit: Qe u-ngjall Krishti Pérendi, dhé na fali perdellimin é math.

Lavdi - Grate, dyké prure myrrat é varrimit tênt, ardhe ne varr qe mé-nate fshéhurazi, se kishin frike nga paturpesia é Judéjvé, dhé pareshikonin shigurimin é ushtarevé; po natyra é dobet é mundi trimerine, se qellimi i mire i pelqéu Pérendise; therrisnin pra me gezim: Ngjallu, ô Zot, ndihmô-na, dhé çperblé-na per émerin tênt.

Tani - E permilavderuar je, ô Hyjlindesé Virgjeréshe, te hymnojme; se me anen é Kryqit te Birit tênt u-thyé Férri dhé vdékja vdiq; né te vdékurit u-ngjallme dhé u-vléresuam per jéten; muarme Parajsen, gezimin é viéter. Perandaj, dyké perhiruar, é lavderojme Krishtin, Pérendine tone, si te fuqishme dhé si te vétemin meshireplot.

Pastaj Békimtorét, Degjimi dhé Shkallésat é Tingellit II

Shkurtoré - T. II

Dyké u thêne Myrreprursévé «Gezohuni», pushové vajtimin é Stergjyshés Eve me Ngjalljén tende, ô Krisht Pérendi; dhé u urdherové t’u leçitin Apostujvé te tu: Shpetimtari u-ngrit préj varrit.

Shpia

Myrrepruresét, kur shkonm té varri yt, ô Shpetimtar, perplikoheshin me vête ne mendjé dhé thoshin: Cili do te na rrugullize gurin préj varrit? Dhé, kur ngritne syte perpiéte, shohin qe guri ish i rugullizur; dhé po çuditeshin per fytyren dhé stolin' é Engjellit, dhé permblidheshin me tmérr dhé mendoheshin te ikin; dhé dialoshi ahéré u thirri: Mos kini frike; ay qe kerkoni u-ngjall; éni te shikoni vendin, ku dérgjéj trup' i Jésujt; po shkoni shpéjt dhé u lajmeroni Apostujvé: Shpetimtari n-ngrit préj varrit.

Synaksari

Gjithe sot, te Tréten te Diéle pas Pashkes, krémterojme te kremtén e Gravé Myrrepruresé te shenjta; dhé perkujtojme Joséfin préj Arimathise dhé Nikodémin, dishépuj te fshéhte, qe varrosne Zotin.
Myrrepruresét i siellin myrra Krishtit.
Dhé une ketyrévé u siéll per myrre hymne.
Me nermjétimét é Myrreprursévé te shenjta, o Pérendi, meshirô-na. Amen.

ZBRITESORÉ te Pashkes

UNGJILL MENGJÉZOR IV

Dergimesoré - T. II

Me pare é Pashkes, pastaj dy hère kjô:

O Gra, degjoni lajme gazmoré: Dyké shkélur Férrin shtyran, é ngrita boten nga prishja; réntni, u thoni miqvé te mi ungjillezimét; se dua t’a ndriçoje gazi kriatyren t’imé andéj ngaha ardhi hidherimi.

Lavderimé

Thuhén 4 Vargezimé te Tingellit II, dhé pastaj «Pashke hiéroré» me Vargjét. LAVDI, Mengjézorja II, TANI «Dit' é Ngjalljés».

NE MÉSHE

Hyrtoré é Pashkes, tri Perleshorét é Myrreprursévé, Shkurtoré é Pashkes.

APOSTULL

Zoti eshte fuqia imé dhé kênga imé.
Zoti dyké munduar me aresoj.
Kendimi préj Aktévé t'Apostujvé.


M'atô dite, si u-shumuan Dishépujte, u-bê nje qarjé é Hélénistevé kunder Hébréjvé, se lihéshin me nj'âne te véat é tyré ne sherbim te perditeshme. Dhé te Dymbedhjétet ftuan shumicen é dishépujvé dhé u thane: «Nuk esht é pelqyér qe né te lême fialen é Pérendise dhé te sherbéjme ner tryésat. Shikoni pra, vellézer, shtate véta préj jush, per te cilet te jipét deshmi é mire, plot me Shpirt Shénjt, te cilet t’i vendosim mi ketê névoje, dhé né te shikojme faljén dhé sherbésen é fiales». Dhé u-pelqyé fiala perpara têre shumices; dhé zgjodhe Stéfanin, burre plot me bése dhé Shpirt Shénjt, dhé Filipin, dhé Prokorin, dhé Nikanorin, dhé Timonin, dhé Parménane, dhé Nikollen, nje prosélit Antiokas, te cilet i nxuare perpara Apostujvé; dhé passi u-fale, vune duarte mi ta. Dhé fiala é Pérendise shtohéj, dhé shumohéj numuri i dishépujvé ne Jérusalem fort; dhé shume gjindjé préj priftervé é degjonin bésen.

UNGJILL - PAS MARKUT

M'atê kohe, Joséfi préj Arimathise (i cili ishté dishépull i Jésujt, po i fshéhur nga frik' é Judéjvé) iu-lut Pilatit qe te ngrére trupin é Jésujt; dhé Pilati i permétoj. Ardhi pra dhé ngriti trupin é Jésujt. Ardhi dhé Nikodémi (ay qe pat ardhur perpara té Jésuj naten) édhé pruri nje perziérjé smyrné dhé allojé, sidonja nje qint litra. Muare pra trupin é Jésujt, dhé é peshtualle me pelhura bashke me aromat, sikunder eshte zakon te varrosin Judéjte. Édhé ne vent, ku u-kryqesua, ishté nje kopsht, dhé ne kopsht nje varr i ri, ne te cilin nuk ishté véne kurre asnonje. Atjé pra é vune Jésune, per te Premtén é Judéjvé, se varri ish afer. Dhé si shkoj é Shtuna, Maria Madaléna dhé Mari' é Jakobit dhé Saloma bléne aroma qe te vijne é te lyéjne Jésune. Dhé shume mé-nate, te paren diten é Javes, vijne ne varr, me te lindur diélli, dhé thoshin me vétén é tyré: «Cili do te na é rugullize gurin préj déres se varrit?» Se ish fort i math. Dhé kur hyjtin ne varr, pane nje dialosh qe rrinté me te diathte, te véshur me stoli te bardhe, dhé u-çuditne. Dhé ay u thote: «Mos u-çuditni. Kerkoni Jésune Nazaréasin te kryqesuarin. U-ngjall, nuk eshte ketu, jâ vendi ku é vune. Pô éceni dhé u thoni dishépujvé te tij dhé Piétrit qe shkon perpara jush ne Galilé; atjé do t'a shikoni, sikunder ju tha». Dhé dualle shpéjt, dhé ikne nga varri; dhé i kish zéne trembjé dhé habitje, dhé asnjériu s'i thane gjê; se kishin frike.

Ne «Véçan Tereshênjten» thuhét: «Engjelli i therristé». Kungatoré thuhét ajô é Pashkes.

* * *