SHKURT



1. - Parekrémt' é Perhasjés. Tryfon deshmori.
2. - PERHASJA É ZOTIT TONE JÉSU KRISHT.


MENGJÉS.



Pas Pérendia eshte Zoti, thuhét Perleshorja:


TINGELL I.



Gezoju, ô Hyjlindesé Virgjeréshe hireploté, sé préj téjé lindi Krishti Pérendia jone, diéll' i dréjtesise, qe ndriçon ata qe ndodhén n' érresire. Gezoju dhé ti, ô Plak i dréjte, qe prité ne peqî çlirimtarin é shpirtévé tona, qe na fal ngjalljén tri hére.

«Qe préj dialerise s' imé» Parevark:

Do t' a kujtoj émerin tênt brés pas brézi.


UNGJILL' I MENGJÉZIT.

Pas Lukajt



M' atê kohe, ish ne Jérusalem nje njérî, q' é kish émerin Syméon; dhé ky njérî ish i dréjte dhé dévot, dyké pritur ngushellimin é Israélit; dhé Shpirti Shént ish mi 'tê. Dhé i ish révéluar préj Shpirtit Shént te mos shohe vdékjé, para sé te shohe Krishtin é Zotit. Dhé ardhi mé anen é Shpirtit ne Shenteroré; dhé kur é prune brenda prinderit dialin Jésu qe te bênin per 'tê pas zakonit te ligjes, ay é priti ne peqî te tij, dhé békoj Pérendine é tha; Tanî perleshô-é sherbetorin tênt, ô Zot, me paqe; sé syt' é mi pane shpetimin tênt, qe prégatité perpara faqés se gjithe popujvé; drite per ndriçim paganesh dhé lavdî te popullit tênt Israél.

Psalm 51 pa zê. Lavdî é Tanî: Mé nermjétimét é Hyjlindesés. Perdellyés, perdellè-me:


TINGELL T. II.



Lé te hapét port' é qiéllit sot; sé Fiala é paniseshmé é Atit, dyké marre nisjé te koheshmé, pa u-larguar préj Hynise, sillét dyké dashur tè témpulli i ligjes préj Virgjeréshes si foshnje dyzét ditesh; dhé ketê é prét ne peqî Plaku, dyké i thirrur sherbetori Zotit; Perleshô; sé syt' é mi pane shpetimin tênt. O Zot, qe ardhé ne bote per te shpetuar gjindjén é njéresvé, lavdî me ty.


HERSON AVYSSOTOKON. TINGELL III.



I. Mi burrimin é avushavé u-ngrit nje hére diélli si me fushe ugar; sé uja qendroj me te dyja anet si mur per popullin qe shkoj me kêmbe ne dét dhé kendoj mé menyre te pelqyér per Pérendine: Lé t' i kendojme Zotit, se u-lavderua lavderisht.

III. O Zot, mpshtétja é atyré qe kane bésim me ty, mpshtét-é kishen, te cilen é zapetové mé gjakun tênt te çemuar.

IV. I mbuloj qiéjte virtyti yt, ô Krisht; sé kur lindé préj arkes se shenterimit tênt, Mêmes s' ate se pacinuar, u-duké té témpull' i lavdise s' até si foshnje é mbajtur ne peqî; dhé u-mbushne te gjitha mé lavdine têndé.

V. Kur pâ Isaïa symbolerisht me fron te larte Pérendine mé Engjej lavdié pas, thirri: Miéri une; sé pareshekova Pérendine qe trupezohét dhé zoteron mi driten é papérenduar dhé mi paqjén.

VI. Kur pâ plaku mé sy shpetimin qe u érdhi popujvé, te thirri: O Krisht, ti jé Pérendia imé préj Pérendié.

VII. Ty, qe vésové me ziarrt Diémte qe théologjisne, dhé ndenjé té Virgjerésha é pacinuar, Fialen Pérendî hymnojme, duké kenduar mé piétét: I békuar jé, ô Pérendî é Atervé tane.

VIII. Kur u-hodhe ne ziarr te paduruar dialoshet, qe ishin te paret ne hyjndérim, dhé nuke pesuan dêm nga flaga, kendonin hymné te pérendishme: Békoni Zotin, gjithe véprat é Zotit, dhé é permilartesoni me gjithe jétet.


MADHESHTIMÉ.



Nuk do mérrét kurre vésh, as préj Engjejsh as préj nésh, ajo qe po ngjan tè ty, Nên' é virgjer Shen-Marî.
Zotin priti ne peqî, plaku i shénte Syméon, Zotin é kanunévé, krijétarin hireplot.
Krijétarin desheroj, per Adamin hir, shpetim, dhé banoj té gjiri yt, ô é Virgjer Qashterî.
Gjithe gjindj' é njéresvé, ô Marî, te lumeron, dhé mé bése te levdon, ty, ô Nên' é Pérendiis.
Eni, shihni Zotin Krisht, krijétarin é gjithsiis, q' é mban plaku Syméon, ne peqî tè Kisha sot.
Shtié syrin tênt mi dhè, nxier tym, termèt é zê; dhé si sot nje plak te mban, nje i thinjur ne peqî?
Masha myshtikoré jè, qe thengjillin Zotin Krisht, zuré mun' tè gjiri yt, Zonj' é shénte Mariam.
Déshé dhé u-bêré njérî, i paniseshmi Pérendî, dhé ne Kish' te sualle dyzét dite passi lint.
Passi zbrét préj qiéjvé, Krijétari Zot' i Math, ne peqî te tij é prét prift' i shénte Syméon.


Kênga IX.



Zot, ndriço-e shpirtin t' im, édhé syt' é trupit t' im, qe te shoh é te leçit ty si Krisht dhé Pérendî.

IX. Ne ligjen, ne hién é ne Shkronjen, é pame symbolin né besniket: ç' do mashkull qe hap gjirin esht i shente té Pérendia; perandaj Fialen é parelindur, Birin é Atit pa-nisjé, qe lindét i pari préj Mêmes se pamarrtuar, po madheshtojme.

Nên' é Virgjer Shen-Marî, si ne Kishe sot po sjéll, foshnjen Krisht dhe si i' a ép Syméonit ne peqî?

Ne ligjen, ne hién ...

Perleshim tanî te lyp, krijétari im hirplot, sé te pash' ô Zot Krisht, drita dhé shpetimi im.

Nje pale turtuj, a dy zoq pullumbash, urdheronté kanuni; per te cilet plaku i hyjeshme dhé Anna, profétésh' é urte, Birit te Virgjeréshes, te njêshmit mé Atin, kur ardhi ne témpull, dyké i méshuar é madheshtojin.

Atê qe méshetaret lart, é litanesojne mé tmérr, poshte sot é prét mi dhè Syméoni ne peqî.

Nje pale turtuj ...

Lavdî. - O Trini, mé véta tré édhé préj natyré Nje, ruaj sherbetoret tênt qe bésojne vétem ty.

M' a dhè prape gezimin é shpetimit t' im, ô Krisht; therristé Syméoni; prit falesin tênt, te lodhur ne hié, prédikator te ri te nisjuar te hirit, qe te madheshton mé lavderim.

Tanî. - O hyjlindesé Marî, shprés' é te Krishtérevé, mprô-i, ruaj, dhé shpetô gjith' ata qe shpréjne me ty.

Anna profétésha, plak' é urte dhé oshenaré, é lavderonté Zotin ne témpull shéshit shent-hiérisht; dhé Hyjlindesén, dyké é leçitur me gjithe te ndodhurit, é madheshtonté


Zbritesoré:



O Hyjlindesé Marî, shprés' é te Krishtérevé ...

Ne ligjen, ne hién ...


Dergimesoré.

TINGELL III.



Vajti plaku ne Shenteroré mé anen é Shpirtit Shént, dhé priti ne peqî Zotin é ligjes, dyké thirrur; Tanî perleshô-me préj vargojvé te trupit, sikunder thè, me paqe; sé pashe mé sy ndriçimin é paganevé dhé shpetimin é Israélit.


LAVDERIMÉ.

TINGELL IV. - PAS: EDOKAS SIMIOSIN.



Dyké mbushur ligjen é shkruar njéridashesi, sillét tanî ne témpull; dhé é prét ne peqî  pléqeroré plaku Syméon, dyké thirrut: Tanî perleshô-me per tè lumeria é atjéshmé; sé te pashe sot, te véshur mé mish te vdékshim, Zotin é jétes dhé te vdékjes.

Drite per ndriçim paganesh, shkelqévé, ô Zot, i ndenjur mi rè te léhte, diéll' i dréjtesise, dyké plotesuar hién é ligjes dhé dyké tréguar nisjén é hirit te ri; perandaj, kur te pâ Syméoni, thirri: Perleshô-me nga prishja, sé te pashe sot.

Pa u-ndare ne Hynî préj gjirit prinderor, u-misherové, siç te pelqéu, u-mbajté ne peqî te Virgjeréshes, é u-dhè ne duar te Syméonit Hyjprites ti qe permban gjithesine mé doren têndé; perandaj thirri mé gas; Tanî perleshô-é sherbetorin tênt me paqe, sé te pashe, ô Zot.


LAVDI É TANI. - TINGELL T. II.



O Krisht Pérendî, qe te pelqéu te ndéhésh diten é sotmé ner duar pléqerishté, si ne qéré chérubimésh, çlirô-na dhé nè qe te hymnojme nga shtyrani' é pasionévé dhé shpetô shpirtét tona.

Doxologjî é Madhé. Perleshoré.


MÉSHE.



Shpetô-na, ô Bir' i Pérendise, qe u-mbajté ne peqî te Syméonit te dréjte ...


Hyrtoré:



Bêri te njohur Zoti shpetimin é tij perpara gjithe kombévé. Shpetô-na ...

Perlshoré: «Gezohu, ô Hyjlindesé» ...


SHKURTORÉ. - TINGELL I.



Ti qe shenterové gji virgjeror mé lindjén têndé, dhé békové duart' é Syméonit, siç kish hié, arrivé dhé tanî dhé na shpetové, ô Krisht Perendî. Po paqesô-é shtétin ner luftera dhé forcô-i mbréterit qe déshé, ô i vétem njéridashes.


APOSTULL.



Shpirti im madheshton Zotin.
Sé hodhi syrin mi perunjesin' é sherbetorés se tij.
Kendimi préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Vellézer, pa nonje kunderfiale, mê i vogeli békohét préj mê te mirit. Dhé ketu njérezit qe vdésin marrin te dhjétta; po atjé ay qe deshmohét sé rron. Dhé, per te thêne keshtu, mé anen é Abrahamit ka qêne dhjétesuar dhé Léviu qe mérr te dhjéttat; sé ish êdhé tè méz' i t' étt, kur é hasi Mélkisédéku. Ne ishté pra perfékte mé ane te prifterise Lévitiké (sé populli mori ligjen ne kohe te saj), ç' névojé te ngrihéj tiater prift pas urdherit Mélkisédék dhé jo pas urdherit Aaron? Sé kur trashférohét prifteria, névojerisht bêhét dhé trashférim ligjé. Sé ay per te cilin thuhén ketô, ishté préj tiater faré, préj se ciles asnonje s' i qè afruar alltarit. Sé eshte é çfaqur sé Zoti yne ka lindur préj Judes; per te cilen fare Moisiu nuke foli gjê per prifterî. Dhé ca mê téper esht' é çfaqur, ne ngrihét tiater prift pas shembellimit te Mélkisédékut, i cili s' u-bê pas ligjes se porosise se mishit, po pas fuqise se jétes s' améshuar. Sé deshmon; Sé ti jé prift per jéte pas urdherit Mélkisédék.


UNJILL (PAS LUKAJT)



M' atê kohe, é prune prinderit dialin Jésu ne Jérusalém t' i' a préséntojne Zotit (sikunder eshte shkruar ne ligje te Zotit. Sé ç' dô mashkull qe hap gjirin do te quhét i shénte tè Zoti) dhé t' apin théroré, pas se thênes ne ligje te Zotit, nje pale turtuj, a dy zoq pullumbash. Dhé ja ku ish ne Jérusalém nje njérî, q' é kish émerin Syméon; dhé ky njérî ish i dréjte dhé devot, dyké pritur ngushellimin é Israélit; dhé Shpirti Shént ish mi 'tê. Dhé i ish révéluar préj Shpirtit Shént te mos shohe vdékjé, para sé te shohe Krishtin é Zotit. Dhé ardhi mé anen é Shpirtit né Shenteroré; dhé kur é prune brenda prinderit dialin Jésu qe te bênin per 'tê pas zakonit te ligjes, ay é priti ne peqî te tij; dhé békoj Pérendine é tha; Tanî perleshô-é sherbetorin tênt, ô Zot, me paqe; Sé syt' é mi pane shpetimin tênt, qe prégatité perpara faqés se gjithe popujvé; drite per ndriçim paganesh dhé lavdî te popullit tênt Israél. Dhé Joséfi dhé é-Ema ishin dyké u-çuditur mi atô qe u-fole per 'tê Dhé i békoj Syméoni dhé i tha Marise s'-Emes; Ja ky eshte per rênién dhé ngritjén é shumevé ne Israél; dhé per shenje te kunderfolur (édhé nje shpate ka per te ndepertuar shpirtin tênt véte) qe te zbulohén mendimét é shume zemravé. Dhé ish atjé Anna profétésha, é bij' é Fanuélit, préj fares s' Asérit; kjo, shum' é lashte ne dite, kish rrojtur shtate vjét mé burrin pas virgjerise se saj. Dhé kio ish é vè afrô tétedjét' é kater vjétsh, é cila nuke largohéj préj Shenterorés, dyké u-falur mé agjerimé dhé mé lutjé nat' é dit. Dhé kjo passi arriu atê ore, lavderonté Zotin dhé u flisté per 'tê gjithevé sa prisnin çperblim ne Jérusalém. Dhé si mbaruan te gjitha pas ligjes se Zotit, u-kthyén ne Galilè, ne qytét te tyré Nazarét. Edhé Diali ritéj é forcohéj ne Shpirt, dyké u-mbushur mé urtesî; dhé hir Pérendié ish mi 'tê.

Ne Véçan: O Hyjlindesé Marî, shprés' é te Krishtérevé ...
Ne ligjen, ne hién ...


Kungatoré.



Kupe shpetimi do te marr, dhé émerin é Zotit do te pertherrés.

Pame driten.



3. - Syméon Hyjpritesi. Profétésha Anna.
4. - Isidor Pélusioti.
5. - Agatha deshmoré.
6. - Bukoli, péshkop i Smyrnes. Foti, Patriku i Kostantinopojes.
7. - Parthén, péshkop' i Lampasakut. Luka oshenari, ne Steirî te Héllades.
8. - Théodor Stratélati, Zaharia Proféti.
9. - Nikéfor deshmori.
10. - Haralamp Hiérodeshmori.


PERLESHORÉ. - TINGELL IV.



Si shtyll' é patronditur é Kishes se Krishtit dhé kandil i ndriçim i gjithe botes, u-trégové, ô i urte Haralamp; shelqévé ne bote mé martirin, dhé prishé érresiren é idhullavé, ô i lumur. Perandaj mé guxim nermjétô tè Krishti te shpetohémi.

11. - Blas Hiérodeshmori. Augusta Théodora.
12. - Méléti, kryépéshkop' i Antiokise.
13. - Martinian oshenari.
14. - Auxént oshenari.
15. - Onésim Apostulli.
16. - Pamfil deshmori dhé shoket é tij.
17. - Théodor Téroni.
18. - Léoni, papa i Romes.
19. - Archippi Apostulli.
20. - Léon, péshkop' Katanes.
21. - Timothéu i Symbolévé. Eustath, péshkop' i Antiokise.
22. - Gjétja é lipsanévé te deshmorevé te shénte te Eugénit.
23. - Polykarp, péshkop' i Smyrnes.
24. - Gjétja é Pare dhé é Dyte é kréjt te Çemjuar te Pareréndesit.
25. - Tara, kryépéshkop' i Kostantinopojes.
26. - Porfir, péshkop i Gazes.
27. - Prokop Konfésori, Dékapoliti.
28. - Basil Konfésori.
29. - Kasian oshenari, Romani.