VIÉSHTE É DYTE



1. - Anania Apostulli. Romani dhé Mélodi.
2. - Qyprian Hiérodeshmori. Justina Virgjerésha.
3. - Dionys Aréopagiti.
4. - Irothéu, péshkop i Athines.
5. - Haritine Dermoja.
6. - Thoma Apostulli.
7. - Sérgi dhe Bakhu, Deshmoret.
8. - Pélagia Oshenarja.
9. - Jakobi Alféu, Apostulli. Andronik oshenari dhé koshortéja é tij.
10. - Eulambi dhé Eulambia, Deshmoret.
11. - Filip apostulli préj shtate Diarkervé. Théofan' i Shkruar.


E DIÉL' É SHENT-ATERVÉ.


Qe me 11-17, me ç' dô dite qe te biére é Diéle, kendonhét sherbésa é Shent-Atervé te Sinodit Ekuménik te VII-te, qe u-mbloth ne Nicée me 787 kunder Koreluftonjesvé.



NE MENGJÉS.

PERLESHORÉ. - TINGELL TERTHOR IV.



Kendohét mê pare é Ngjallés pastaj kjo:

I permilavderuar jé ô Krisht Pérendia jone, qe thémélové mi dhéne si yj Aterit tane dhé mé anen é tyré na hoqé udhen te gjithéve té bésa é vertéte, lavdî me ty.

Zbritesoré Do t' a çél gojen dhé tê régull' i se Diélavé.
Dergimesoré thuhén mê pare te Ngjalljés, pastaj ketô:

O Ater qiéll-mendes, qe u-mblothte me Sinodin é shtatte lutjuni mé nxéhtesî Trinise qe te shpetohémi préj ç' dô hérésié dhé préj gjukimit te améshuar, dhé te trashegojme mbréterin' é qiéjvé né qe hymnojme mblédhjén tuaj te pérendishmé.

O Zot i zemer-bardhe, mé nermjétimét é s' at-êmé dhé t' Atervé qe u-mblodhe ner shtate Sinodét, mpshtété kishen dhé forcojé bésen; dhé trégoi te gjithe piésetare te mbréterise se qiéjvé, kut te vish mi dhê per te gjukuar têre kriésen.


LAVDERIMÉ



Kendohén 4 Ngjalljésoré dhé keto te Pershembellta te Shent-Atervé me kater, dyké persedytur te paren.

Pas: Olên apothéménoi.

Si é permbluadhe gjithe shkencen é Shpirtit dhé si u-méjtuan bashke mé Shpirtin é hyjeshme, Aterit é vénéruare pervijosne hyjerisht Symbolin é qiélleshme dhé te ndéruare, me te cilin mesojne çkoqitur Fialen te bashkepaniseshmé mé Prindin dhé fort vertét te bashkeqenurshmé, dyké vajtur shéshit pas mesimévé t' Apostujvé, te lavderuarit, te gjithelumurit dhé hyjmendesit.

Si é pritne gjithe shkelqimin é mendeshme te Shpirtit te hyjeshme, leçitesit é lumur te Krishtit déklaruan hyjfrymerisht orakullimin é perminatyreshme, te shkurter nga fialet po te shumet nga urtesia, si kryékujdéses te doktrinavé ungjilloré dhé te gojedhênjévé piétozé, si muarre se-lartmi vendimin é tyré dhé te ndriçuar tréguan bésen é hyjmesuare.

Si é permbluadhe têre shperjéncen baritoré dhé si levisne merine, fort te dréjte tanî, per te vindikuar, i dbuan ujqerit é rênde dhé te terbuar, dyké hédhur perjashta mé fronden é Shpirtit ata qe rane nga plotesi' é Kishes si te semurur per vdékjé dhé te pasheruarshme, si sherbetore te dréjte te Krishtit dhé nxênes te hiéruarshim te leçitjés se hyjeshmé.


LAVDÎ. - TINGELL TERTHOR IV.



Valléja é Shent-Atervé, é permblédhur préj anevé te dhéut, dogmatisi nje qênjé dhé natyre te Atit dhé te Birit dhé te Shpirtit Shént; dhé i perdhâ Kishes madherisht myshtérin é Théologise. Ata dyké lavderuar mé bése, lé t' i lumerojme dyké thêne; O shoqerî é hyjeshmé, ushtuare te hyjfialeshme te parates se Zotit; yj te shkelqyér te qiéllit te mendeshme; turrat é parrezuara te Siones myshtiké; lulét é myrréreshmé te Parrajses; gojerat é têrarta te Fiales; mburja é Nicése; ngazellimi i gjithe botes; nermjétoni nxéhterisht per shpirtét tona.

Tani E permibékuar jé ...


NE MÉSHE.



Ne Hyrjé Perleshorja Ngjalljésoré, pastaj é Shent-Atervé, é Shentit te Kishes dhé Shkurtoré Mburonj' é te Krishtérevé.


APOSTULL.



I békuar jé, ô Zot, Pérendi' é Atervé tane. I dréjte jé me te gjitha sa na bêré.

Kendimi préj Létres se Paulit té Titua.

Bir Tito, é bésuarshmé eshte fiala, dhé te dua t' i vertétosh keto qe te perkujdésén ata qe i kane bésuar Pérendise te kryésojne mi vépra te mira; keto jane te mirat dhé te dobishimét per njérezit. Dhé rri menj'-ane nga çeshtjéra te marra dhé génénalogira dhé qarta dhé luftera ligjetaré; sé jane te pa-dobishimé dhé te kotta. Nga njériu hérétik, pas keshillimit te pare dhé te dyte, hiq dore, dyké ditur sé i tilli dolli jashte udhes dhé mekaton, dyké qêne i véte-denuar. Kur te dergoj Artémane dhé Tyhikun, shpéjtô te vish té mua ne Nikopoje; sé atjé gjukova te dimeroj. Zénane ligjetarin dhé Apollone mé nxitim çoji perpara, qe te mos u mungoje atê. Lé te mesojne édhé tanet te kryésojne mi vépra te mira per névojat é duhura, qe te mos jéne te pa-pémet. Te pershendoshin gjith' ata qe jane bashke mé mua. Pershendoshi ata qe na duan me bése. Hiri qofte mé gjithe ju. Amen.


UNGJILL (PAS MATTHÉUT).



U tha Zoti nxênesvé te tij; Ju jini drit' é botes; nuke munt te fshihét nje qytét i vendosur mi mal; as ndézin kandilin dhé é vêne ndene shinikun, po permi kandilérin, dhé u ndrit gjithe atyré qe jane ne shtepî. Keshtu lé te ndrite juaj perpara njéresvé, qe te shekojne véprat tuaja te mira dhé te lavderojne Atin tuaj qe eshte ne qiéjte. Mos pandéhni sé érdha te deshtroj ligjen dhé profétet; nuke érdha te deshtroj po te plotesoj. Sé mé te vertéte po ju them, gjér sa te shkoje qiélli é dhéu, nje jote a nje vije do mos shkoje préj ligjes gjér sa te bêhén te gjitha. Ay pra qe te shkéle nje nga keta porosite mê te vogela dhé t' i mesoje ashtu njérezine, mê i vogeli do te quhét ne mbréterî te qiéjvé; po ay qe te bêje dhé te mesoje, ay i math do te quhét ne mbréterî te qiéjvé.


KUNGATORÉ.



Per kujtim te perjéteshme do te jéte i dréjti.

Pame driten dhé Perleshim.

12. - Prod, Tarak, dhé Andronik Deshmoret.
13. - Karp dhé Papyl Deshmoret
14. - Nazaria, Gérvasi, Protasi dhé Qélsi Deshmoret. Kosma viérshetori.
15. - Luqian Oshenar-deshmori.
16. - Longin Centurioni, qe ish me Kryqin.
17. - Andréa i Krises. Hoséa Proféti.
18. - Luka Apostulli dhé Ungjillori.
19. - Joél Proféti. Var Deshmori.
20. - Artémi Deshmor' i Math. Oshenar Gérasim' i Ri, mprojtes' i Qéfalonise.
21. - Hilarion i Math.
22. - Avérqi isapostulli. Shtate diémt' é Shénte ne Efése.
23. - Jakob Adélfothéu, péshkop' i pare i Jérusalémit.
24. - Arétha Deshmor' i Math dhé kortégj' i tij.
25. - Marqian dhé Martyri Deshmoret.
26. - DHIMITER, DESHMOR' I MATH MYROBLÉTI. KUJTIM' I TERMÉTIT TE MATH.


NE MENGJÉS.



Pas Pérendia eshte Zoti thuhén keto Perleshoré: - E Shent-Mitrit. Tingell III.

Perluftuar te math ner réziket te ka gjétur gjithe bota, ô Athlofor, qe munt paganet. Dhé siç rremové fuqin' é Lyéut ne stad, dyké kurajosur Néstorin, ashtu ô Deshmor i Math Shent-Miter, lutui Krishtit Pérendise te na dhuroje perdellimin é math.


E TERMÉTIT. - TINGELL T. IV.



Ti qe shtié mi dhéne syrin dhé é bên te dridhét, shpetona nga frikesimi i tmérrshme i termétit, ô Krisht Pérendia jone, dhé dergona pasurisht perdellimét é tua, mé nermjétimét é Hyjlindesés, dhé shpetona.

I çudiçim eshte Pérendia ner Shentoret é tij.


UNGJILL' I MENGJÉZIT.

PAS LUKAJT.



U tha Zoti Nzênesvé te tij; Ruajuni nga njérezit; sé do te vêne duart' é tyré mi juve, dhé do t' ju ndiékin, dyké ju perdhêne neper synagoja é burgjé, dhé dyké ju prure perpara mbrétersh é princersh per émerin t' im. Dhé kio do t' ju ngjaje per deshmim. Vendosni pra ner zemerat tuaja te mos pareméjtoni si do te pergjigji; sé une do t' ju ap goje dhé urtesî, se ciles do mos mundin t' i kunderflasin, as t' i qendrojne kunder gjithe kundreshtaret tuaj. Dhé do te peripi dhé préj prindersh dhé vellézersh dhé gjirijsh dhé miqsh dhé do te vrasin disa préj jush; dhé do te jini te urréjtur préj te gjithevé per émerin t' im, po qimé préj krése s' uaj do mos humbase. Mé durimin tuaj pushtétoni shpirtét tuaja.

Psalmi 51 pa zê. Lavdî; Mé nermjétimét é Athloforit, ô meshireplot; Tanî; Mé nermjétimét é Hyjlindesés. Me Vargun Perdellyés, perdellé-me, ô Pérendî, kio é Vétezêshmé:


TINGELL II.



Ner téndesimét é permiboteshmé é shpuri shpirtin tênt Krishti Pérendia, ô Dimiter deshmor i urte dhé i pa-pikluar; sé ti ké qêne perluftuar i Trinise, dyké trimeruar burrerisht ne stad si diamant i forte; dhé, si ushtijezové ne brinjen têndé te pamplakur, ô i têrevénéruar, dyké imituar atê qe u-ndé mi dru per shpetinim é gjithe botes, moré véperimin é çudiravé, dhé u fal njéresvé sherimé pa mase. Perandaj sot, dyké krémteruar fiétjén têndé, lavderojme, siç i ka hié, atê qe te lavderoj.

Kanunét é Termétit dhé te Shentit. Zbritesoré Do t' a çél gojen; pastaj Mê te ndérçimén.


DERGIMESORÉ.

Pas: Tois mathêtais.



Deshmor i Krishtit Dimiter, sikunder hodhé poshte nje-heré vétullen, lartesine dhé audacen kaloresé te Lyéut mé hir te pérndishme, dyké forcuar ne stad trimin Néstor mé fuqin' é Kryqit, ashtu forcôme dhé mua gjithenje mé urimét é tua, ô Athlofor, kunder démonesh dhé deshirash shpirt-prishesé.

Zotit qe u-misherua préj gjakravé te tua te kulluara, ô Virgjer-même é pacinuar, mos pushô s' i'u-luturi per né sherbetoret é tu, qe te gjéjme hir dhé ndihme te mirkoheshmé me dite névojé né, gjindja é njéresvé; dhé shpetona nga frikesim' i termétit te rênde dhé nga réziket mé nermjétimét é tua âmetaré.


LAVDERIMÉ.



Ketô te Pershembellsa, é para persedytét.

Pas: Hairois askêtikôn.

Eja, deshmor i Krishtit, ner né qe kémi névoje per veshtrimin tênt te meshireshme dhé shpetona qe po mundohémi nga frikesimi shtyranik dhé nga mani' é tmérrshmé é hérésévé; préj se ciles si rober dhé te çvéshur ndiqémi vent préj vendi gjithenje dyké ndrruare, dhé arratisémi neper shpéllat é malét. Meshirô pra ô émershkelqyér, dhé ép-na prêhjé, pushô andrallen dhé shuaj zemerinim kunder nésh, dyké i'u-lutur Pérendise, qe i fal botes perdellimin é math.

Keshtjéll' é forcuar na u-dhé qe nuke trembésh nga goditjét é armiqvé dhé i bên balle sulmes se barbarevé dhé simptomavé te gjithe semundjévé; kollon' é pa-rrezuare dhé théméli' é paçare dhé mprojtes kolonisor dhé perluftar ké qêne per qytétin tent, ô Shen-Miter; atê pra dhé tanî, ô i lumure, qe ndodhét ne rézik dhé tmérrerisht mundohét, mé lutjét têndé é shpetô, dyké i'u-lutur Krishtit, qe i fal botes perdellimin é math.

Vallja é athloforevé shkendrit, dyké permblédhur tere virtytét; perandaj trasheguan mé vlére gezimin é jétes se pa-mplakur dhé se lumur; ner te cilet, ô Shent-Miter i perzilishim shkelqén, dhé kryé-lartohésh préj imitimit te Krishtit, édhé mburrésh per égalitétin é shtijezes; lypi mé gjithe zemer te shpetohémi préj pesimévé dhé préj rasjévé te keqia né qe te ndérojme, dyké i'u-lutur nxéterisht atî qe i fal botes perdellimin é math.


LAVDÎ. TINGELL IV.



Atê qe trashegoj mé shtijeza hirin é brinjes shpetimtaré, se çpuar mé shtijeze, préj se ciles buron Shpetimtari çurka jété djé paprishjéjé, Shent-Mitrin lé te ndérojme, fort te urtin ner mesimé dhé te kurorezuar ner deshmoret; atê qe mbaroj mé gjak udhen é mundimit dhé shkelqéu mé çudira me tere boten, ziliqarin é Zotit dhé varfer-dashesin é dhempshur; atê qe mpron ngahére dhé ner shume rézike te tmérrshme Thésalonikanet; kujtimin é tij te permoteshme dyké lusur, lavderojme Krishtin Pérendine, qe véperon mé anen é tij sherimé per te gjithe.


TANÎ. - HYJLINDESORÉ.



Shpetona préj shtrengimévé tona, ô Nên' é Krishtit Pérendise, qe lindé Bêresin é te gjithavé, qe te te therrésim te gjithe; Gezoju, ô é vétemja mburonj' é shpirtévé tona.

Doxologji' é Madhé. Perleshor' é Shentit.


NE MÉSHE.



Ne Hyrjé Perleshorét é Termétit, te Shéntit, te Shéntit te Kishes dhé Shkurtoré Mburonj' é te Krishtérevé...


APOSTULL.



Do te gezohét i dréjti me Zotin.

Degjô, ô Pérendî, zêrin t' im.

Kendimi préj Létres se Dyte se Paulit té Timothéu.

Bir Timothé, forcoju me hirin qe eshte té Jésu Krishti; dhé sa degjové préj méjé mé shume deshmore perépi ner njéres bésnike, te cilet do te jéne te zoterit te mesojne dhé te tiére. Ti pra vuaj te keqia, si ushtar i mire i Jésu Krishtit. Asnje qe vété ushtar nuke ngaterrohét ner andrallat é jétes qe t' i pelqéje atî qe mbléth ushtare. Dhé ne trimerofte nonje, nuke kurorezohét, ne mos trimerofte pas ligjes. Bujku qe mundohét duhét i pari te piésetoje nga pémet. Kupetô atô thém; dhé te dhênte Zoti ment me te gjitha. Kujtô Jésu Krishtin, préj fares se Davidit, qe eshte ngjallur préj se vdékuresh, pas Ungjillit t' im, per te cilin vuaj te keqia gjér me vargoj si kéqbêres; po fial' é Pérendise nuke lidhét. Perandaj te gjitha i duroj per te zgjédhurit, qe te gjéjne dhé ata sheptimin qe eshte té Jésu Krishti bashke mé lavdî t' améshuar.


UNGJILL (PAS JOANIT).



U tha Zoti nxênesvé te tij; Ketô ju porosit qe te doni njeri-jaterin. Ne ju urrén bota, dini sé mua me ka urréjtur mê pare sé ju. Po te ishit préj botes, bota do te déshté te sajne; po nga qe nuke jini préj botes, po une ju zgjodha préj botes, perandaj ju urrén bota. Kujtoni fialen qe ju thashe. S' ka sherbetor mê te math sé te-zotin. Ne me ndoqne mua, dhé juvé do t' ju ndiékin; ne ruajtin fialen t' imé, dhé tuajen do t' a ruajné. Po ketô te gjitha do t' ju' a bêjne per émerin t' im, sé nuke dine atê qe me dergoj. Po te mos vinja dhé t' u flisja, do te mos kishin mekat; po tanî s' kane mehane per mekatin é tyré. Ay qe me urrén mua, urrén dhé t' im-ate. Po te mos bênja ner tâ véprat qe asnje tiater s' i ka bêre, do te mos kishin mekat; po tanî dhé kane pare dhé kane urréjtur dhé mua dhé t' im-ate. Po qe te mbushét fiala é shkruar ne ligjen é tyré; Sé me urréjtin darovisht. Dhé, kur te vije Ngushellimtari, te cilin do t' ju dergoj une préj Atit (Shpirtin é se vertétes, qe dergohét préj Atit), ay do te deshmoje per mua; po dhé ju deshmoni, sé qe ne kryé jini bashke mé mua. Ketô ju kam folur, qe te mos shkandullesohi. Jashte synagojavé do t' ju nxiérin; dhé vién ora, qe kushdô qe t' ju vrase te pandéhe sé i blaton faljé Pérendise.


KUNGATORÉ.



Per kujtim te perjéteshme do te jéte i dréjti.

27. - Néstor Deshmori.
28. - Térént dhé Néonille Deshmoret. Oshenar Stéfan Sabbaiti.
29. - Anastasia Romanja. Oshenar Avrami.
30. - Zénob dhé Zénobie deshmoret.
31. - Stahy, Apelli, Amblia, Urban, Aristobul dhé Narqis Apostujte. Epimak Deshmori.